Agjërimi mbronë trurin nga sëmundjet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sipas një studimi të shkencëtarëve, agjërimi,mund të jetë mbrojtës ndaj sëmundjeve të trurit.
Më tutje, ata kanë zbuluar se agjërimi poashtu mund të ndikojë në luftën ndaj sëmundjes së Alzhimerit dhe Parkinsonit.
Agjërimi i rregullt në periudha të caktuara mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit ndaj sëmundjeve të trurit, sipas shkencëtarëve amerikan.
“Ulja e konsumimit të kalorisë mund të ndihmojë trurin tuaj. Por mënyra më e mirë për të përfituar nga agjërimi është pikërisht abstenimi total nga ushqimi për kohë të caktuar, duke pasur pastaj periudhën kur mund të hani sa të dëshironi” ka thënë Mark Mattson nga ky institute
“Me fjalë tjera, koordinimi i kohës së ushqimit është elementi krucial i këtij procesi” ka shtuar Mattson
Instituti që drejton Mattson do të vazhdojë të bëjë studime, dhe tashmë ata po përgatiten të bëjne studime përfundimtare se sa është efekti i agjërimit.