Ahmeti: Mileti është vlerësuesi, korrektuesi dhe redaktori më i mirë(FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga funksionar të lartë të BDIsë në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, ka vizituar sot komunën e Zhelinës.
Funksionerët e BDIsë morën pjesë në inaugurimin e proekteve fshatin Dobërc, vizituan zonën industriale dhe zyren e kontrollit teknik “Besha Trans” në Zhelinë, si dhe kompaninë “Vezë Sharri” në Trebosh.
Në fund të vizitës, z. Ahmeti realizoi bashkëbisedim me qindra banor të komunës së Zhelinës.
Në fjalën e tij, z. Ahmeti foli edhe për fushatën e shpifjeve dhe konstrukcioneve tendencioze ndaj tij dhe BDIsë.
“Unë jam angazhuar në karieren time edhe per fjalen e lire edhe per mendimin e lire. Nuk i takoj pleadës se njerezve qe mbysin fjalen e lire, sepse vleresuesi ne fund të fundit eshtë vet populli. Mileti eshte vleresuesi, korrektuesi dhe redaktori më i mirë. Të mençurit nuk bërtasin, te vegjlit kukasin. Pavaresisht se cka thuhet, ne nuk guxojme te devijojme nga agjenda dhe percaktimet tona drejt realizimit te qellimeve fisnike qe i kane shqiptaret ne RM.” përfundoi Ahmeti.
“Ne nuk i braktisim shqiptarët asnjëherë. Une dua që punet ti kryejm me pergjegjesi, e jo eufori. Une nuk bej politik emotive, por as folklorike. Ne jemi imponuar dialog dhe uljen e lartive per te gjetur zgjidhje. Per kete proekt, ne perfituam simpatine dhe lerkrahjen e komunitetit nderkombetar. Vizionin tone e perkrahu edhe Brukseli drejt arritjes se marreveshjes se 2 qershorit qe eshte e dobishme edhe ler shqiptaret edge per maqedonasit. Ne kishim te drejte qe treguam urtesi dhe durim per ta menaxhuar situaten. Ne gjithe atë eufori, une isha i vetedishem qe BDI humbiste, por arsyeja jonë dominoi sepse isha i sigurt qe shqiptaret do ta vleresojne urtesine dhe qasjen tonë në këtë krizë të madhe.” tha Ahmeti.
“Unë nuk jam angazhuar per tu pasuruar edhe per te bere kariere, por per te punuar per kete popull. Une nuk do të ndahem i turpëruar dhe mosmbajtjes i fjales së dhene. Kemi edhe shume pune për të bërë përpara nesh. E mira vjen ngadal, e keqja vjen pa e thirrë fare.” theksoi Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu theksoi qe shqiptareve nuk ju duhet pluralizem anarkik me shume parti. Ai beri krahasim me ndarjen e votave mes shume partish ne Lugine te Presheves dhe Mal te Zi. Ahmeti beri thirrje per nje perqendrim te votes shqiptare sepse fronti midis shqiptareve dhe maqedonasve eshte shumë i fort dhe i ashpër akoma.
“Nuk na duhen 10 parti qe do te çojnë dem me dhjetera mijera vota te shqiptareve. Mandati i fuqishem na ben me te dobishem.” tha Ahmeti.
Ahmeti rikapituloi edhe gjithe aktivitetin politik ne dy vitet e fundit duke i njohtuar qytetaret me menyren e veprimit dhe mendimit te BDIse per çështjet kruciale.
Të pranishmëve ju drejtuan edhe Kryetari i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, Deputetja nga Zhelina Nora Aliti, Ministri Abdilaqim Ademi dhe të tjerë.
ali ahmeti2
ali hameti3
ali ahmeti4
ali ahmeti 5
ali ahmeti6