Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në magjistralen Mitrovicë – Skenderaj, në lagjen Shipol.
Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit BMW dhe një tjetër Renault Clio. Personi që ka dërguar fotot tregon se janë të lënduar katër persona.
“Sipas informatave të para katër persona kanë kërkuar ndihmë në qendrën spitalore në Mitrovicë”, ka thënë për Koha.net, zyrtari për informim i Policisë, Daut Hoxha.
Në bazë të fotografive, shihet se intervenimi i zjarrfikësve dhe i autoambulancës ka qenë i domosdoshëm.
“Sipas informatave zyrtare nga njësitë katër persona janë përcjellë për në qendrën spitalore. Ata janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur pasi një nga veturat ka tentuar tejkalim të pasigurt dhe ka goditur automobilin tjetër dhe një objekt afër”, ka thënë për koha.net, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
