Aksident në Klinë: 3 të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës para pak çastesh ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.
“Nga të dhënat e para si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është dërguar për në QKUK Prishtinë kurse tre të tjerë janë në tretman mjekësor pran këtij spitali”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, rreth orës 18:30 është njoftuar për aksidentin në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur në fshatin Dollc – Klinë, me ç’rast në ketë aksident ishin të përfshirë një furgon dhe një kamion me regjistrim vendor.
Njësitë policore si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë prokurori i Krimeve të Përgjithshme në Pejë ku së bashku me hetuesit janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes nga prokurori i shtetit dhe hetuesit e njësitit për hetimin e aksidenteve do të njoftoheni për detajet e këtij aksidenti.
​Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës.
Mësohet se nga ky aksident kanë vdekur dy presona dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.
Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, të katër personat fillimisht ishin dërguar në spitalin rajonal derisa dy prej tyre nuk kishin arritur t’i mbijetojnë plagëve.
Sipas tij, edhe një person i tretë është në rrezik për jetën, derisa i katërti është jashtë rrezikut për jetën.