Pedagogia e universiteti turk Omu, Aliye Ozenoglu, pohon që akullorja me bazë qumështi është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve, sidomos për ata që refuzojnë të konsumojnë qumësht dhe produkte të qumështit.
“Akullorja është produkti më i pasur qumështor me proteina. Prandaj ajo është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve”shprehet pedagogia Ozenoglu.
Duke vënë në dukje se me konsumin e moderuar të akulloreve mund të parandalohen edhe disa infeksione në zgavrën e gojës, Ozenoglu pretendon se përdorimi i saj është i dobishëm edhe për të moshuarit, sepse është e pasur me kalcium dhe forcon indet e kockave.
