Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, e parashikuar si e fundit për këtë sezon, është shoqëruar me debate dhe fyerje mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas debateve për Ligjin e turizmit, i cili me konsensus u shty të diskutohet në një seancë të posaçme, ditën e hënë, Kuvendi nisi diskutimin e marrëveshjes me SHBA, për lëndët narkotike.
Ish-kryeminstri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend bëri përgjegjëse qeverinë për laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë të Elbasanit.Sipas Berishës, kanabisi është kthyer në sinonim të “Partisë Siçiliste”, siç e quajti ai PS-në.
Ai ka replikuar ashpër me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e quajtur rrugaç, pasi, sipas Berishës, ministri shan nga mbrapa krahëve deputetët që flasin në foltoren e Kuvendit.
“Dil faktoje. Ti ke të drejtë me Kushtetutë të marrësh fjalën. Kushtetuta të jep të drejtën ty të marrësh fjalën sa herë do, dil dhe faktoje që gënjejmë. Ma jepni pak atë shkresën, të tregoj unë sa gënjen ti, meqenëse e do ti. Sajmir Tahiri i biri i Bashkimit dhe Luizës i lindur më 30.10.1979 në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë jep dënim për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milion lekë më datën 21. 12.2012. Para se të flasësh këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar. Zbato vendimin e Gjykatës së Apelit. Gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata”, i tha Berisha Tahirit, lidhur me një gjyq që ai ka pasur në vitin 2012, ku ka hedhur akuza për fëmijët e ish-kryeministrit Berisha.
Lidhur me marrëveshjen me SHBA-në për luftën kundër drogës Berisha tha se e mbështet plotësisht, por nuk është dakord me suksesin e trumbetuar nga Qeveria dhe Sajmir Tahiri për zhdukje të sipërfaqeve të mbjella me drogë, pasi realiteti tregon të kundërtën.
“Sot në diskutojmë një marrëveshje të cilën unë e mbështes plotësisht, dhe e konsidero j hap historik dhe të rëndësishëm në luftën kundër narko-trafikut, trafiqeve në të cilat e ka zhytur kjo qeveri Shqipërinë, në mënyrën më të paimagjinueshme. Fushata e bërë në të 4 anët e vendit nga deputetë dhe kandidatët tuaj për të mbjellë kanabis ka krijuar një situatë të paimagjinueshme. Sot në të gjitha zonat e vendit janë mbjellë dhe mbillen sasi kolosale të paimagjinueshme kanabisi”, tha më tej Berisha ndërsa shtoi se vetëm 6 javë më parë policia ka prerë rreth 1 milionë rrënjë droge.
Ndërsa ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri duke iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit, deklaroi se qytetarët janë në gjendje të bëjnë dallimin mes qeverisë së kaluar dhe asaj aktuale.
Tahiri tha se Shqipëria doli nga harta e vendeve të tranzitit të narkotikëve falë luftës së qeverisë kundër drogës dhe s e në këto dy vjet qeverisje të majtë në vend është regjistruar një rënie historike e numrit të vrasjeve.
Ministri i Brendshëm iu përgjigj edhe akuzave personale nga deputeti Berisha, duke i kujtuar se fëmijët e tij janë të përfshirë kokë e këmbë në ngjarjen e Gërdecit dhe se merren me ‘sekserllëqe’.
“Nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe, kam thënë që djali juaj ishte përfshirë në Gërdec, dhe vajza juaj kërkoi 3 % të një koncesioni që duhet ta firmosnit ju si kryeministër. Nuk njeh njeri djemtë dhe vajzat e ish-kryeministrave, pse e njeh Shqipëria djalin dhe vajzën tënde, sa iu flasin me shkurtim Xeni dhe Gita se na janë bërë si të shtëpisë? Unë nuk dua të merrem me akuzat që ju thatë, por dua t’ju ftoj realisht që të gjeni forcë dhe të përshëndesni luftà «n kundër krimit të organizuar, luftën kundër kriminalitetit, kundër paligjshmërisë, informalitetit. Dua vetëm të di sa mund të bëhemi ne bashkë për të bashkuar energjitë, forcën për ta bërë vendin më të sigurt. Shqipëria në 2014-ën, për herë të parë në historinë e vet, doli nga lista e vendeve që shërbenin si vendburim për kultivimin e lëndëve narkotike dhe kjo fal luftës që bëri Policia e Shtetit, iu përgjigj Tahiri, Berishës.
Por, ish-kryeministri Berisha nuk është ndalur me kaq. Ai ka vijuar akuzat e tij duke e quajtur ministrin e Brendshëm një përdorues droge, dhe biri i një krimineli.
“Nuk je vetëm përdorues droge, nuk je vetëm bir i kontrabandistit dhe kontrabandistes, të cilin në syrin tënd ta plasi Policia si një nga sukseset më të mëdha të sa j të kapjes: “Luzia Tahiri dhe Bashkim Tahiri”, që blinin ilaçe kontrabandë nga Italia dhe ua u shisnin të sëmurëve sa frëngu pulën. Nuk je vetëm ky, ti je një element i inkriminuar me Shullazin, një mburravec, frikacak”, tha më tej Berisha ndërsa replikoi me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri./
