Sipas shkencëtareve një testim i ri që identifikon ndryshimet në metabolizmin e qelizave përmes mostrave të urinës mund të zbulojë që herët kancerin e gjirit.
Hulumtuesit e Universitetit të Frajburgut në Gjermani kanë zhvilluar një metodë që përfshin përcaktimin e përqëndrimit të molekulave që rregullojnë metabolizmin e qelizave që shpesh nga çrregullimi shndërrohen në qeliza kanceri.
Këto molekula, hyjnë në urinë nëpërmjet gjakut. Duke përcaktuar përbërjen e mikro-molekulave në urinë, shkencëtarët arritën të përcaktojnë me 91% saktësi nëse subjekti është i shëndetshëm apo i sëmurë.
Matja ishte e mundur nëpërmjet studimit të vetëm 4 mikro-molekulave. Nëse efektiviteti i kësaj metode konfirmohet në studimet e mëtejshme, do të shërbejë në të ardhmen si mjet për monitorimin dhe diagnostikimin që herët të kancerit të gjirit, thonë hulumtuesit.
