Arkitektët akuzojnë zyrtarë të MAP-it

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zyrtarë të lartë të kësaj ministrie janë të përfshirë në shumë vepra penale dhe duhet që Ministri Yagcilar ta zbatoj ligjin dhe të ndalojë veprimet kriminale të zyrtarëve të saj të cilët kanë plaçkitur fondet e Organizatës tonë dhe fondet e anëtarësisë tonë legjitime thuhet në një komunikatë nga Asociacioni i Arkitektëve.
Ata thane se ne si organizatë joqeveritare kërkojmë nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës dhe organet përkatëse të hetuesisë të ndërmarrin masat ligjore në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar në këtë Ministri (MAP) dhe vendosjen e tyre para drejtësisë e cila Ministri po dëshmohet si çerdhe e keqpërdorimeve, nepotizmit dhe lidere në shkeljet ligjore por edhe me procese të korruptuara.
“Urgjentisht duhet të merren masat ligjore nga institucionet përkatës kundër shkelësve të ligjit si Sekretarit të MAP, z. Fitim Sadiku dhe z. Bajram Kosumi, Drejtori i OJQ-ve që të dy shkelës të ligjit të cilët në bashkëpunim me Shemsi Kemlendin, Ilir Murselin dhe persona të tjerë janë të përfshirë në vepra të dyshuara dhe të dënueshme penale si në uzurpim, tjetërsim, zaptim, kërcënim, falsifikim, mashtrim, favorizime, shkaktim dëmi dhe e vepra të tjera kriminale. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë pasi i ka të gjitha provat për të dyshuarit në krim të organizuar” u shprehën arkitektët .