Arrestohen 6 persona për mashtrim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës ka kryer dy aksione të ndryshme në dy lokacione të Kosovës. Rasti i parë është ai i arrestimit të një peroni për mashtrim të bashkatdhetarëve nga aviokompanitë, ndërsa rasti i dytë ai i arrestimit të pesë personave si të dyshuar për mashtrim dhe organizim të skemave piramidale përmes lojërave të fatit.
Majori Shaip Havolli, të mërkurën në një konferencë për media ka thënë se Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike pas disa hetimeve ka arrestuar një person për kryerjen e veprës penale mashtrim.
“Bashkatdhetarët kanë qenë pre e këtyre mashtrimeve. Është arrestuar personi i firmës Alba air në Kosovë. Mashtrimi është bërë me anë të call center. Vlera e mashtrimit dyshohet të jete mbi 500 mijë euro nga të gjitha kompanitë e mashtrimit”, ka thënë Havolli.
Lidhur me rastin e dytë majori Havolli ka thënë se pesë nga të dyshuarit janë menaxher të pikave të lojërave të fatit të cilat punonin kundërligjshëm.
Sipas tij, disa nga të dyshuarit, kanë dëmtuar bashkatdhetarët e ardhur në pushime, përmes skemave piramidale të ngritura në pikat e lojërave të fatit.
Havolli ka thënë në lidhje me dy operacionet e realizuara nga policia, janë kontrolluar edhe 14 lokale, nga të cilat 13 janë mbyllur.