Arrestohen gjashtë shqiptarë në Itali

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjashtë shtetas shqiptarë u arrestuan nga karabinierët në Borgotaro të Italisë, për posedim dhe trafikim droge. Media italiane “La Repubblica” raporton se, një ndër trafikantët kryesorët ishte, Roland Barkaj, 30-­vjeçari shqiptar banues në Genova.
Nga Genova droga kalonte në Borgotaro, duke udhëtuar me tren. Në Borgotaro bëheshin aktiv shpërndarësit e tjerë, Albano Rada, 28 vjeç, së bashku me Ici Jenci, 39 vjeç, të cilët menaxhonin tregun lokal.
Por pas operacionit në Fidenza, mediat italiane bëjnë me dije se, Albano Rada u kthye në Shqipëri. Vendin e tij e zuri Evis Janeci, 27 vjeç. Karabinierët e zbuluan më 6 qershor të vitit 2014 me 104 gr kokainë, të sapo blerë në Genova.
27­-vjeçari shqiptar mbeti dhe viktimë e një grabitje të mbetur në tentativë, të kryer nga Xhaferr Cullhaj, 25­-vjeçari banues në Medesano, për mospagesën e një dërgese droge. Kokaina kishte dalje edhe në Parma, ku ishte aktiv shtetasi tjetër shqiptar, Denis Bilbili, banues në Venecia. Edhe ai furnizohej në Liguria, falë kontakteve me Barkaj,transmeton Shekulli.
Gjashtë shqiptarët janë arrestuar nga karabinierët në Borgotaro, në ekzekutimin e urdhrit për paraburgim kërkuar nga prokurori Giuseppe Amara. Akuza mbetet posedimi dhe trafikimi i drogës. Cullhaj duhet të përgjigjet edhe për tentativën e grabitjes së shqiptarit tjetër Evis Janeci. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe 320 gr kokainë, 66 fishekë të kalibrit 12 dhe një pushkë.