Austri,si pasojë e mungesës së pilotëve anulohen shumë fluturime

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kompania austriake e fluturimeve, AUA, po përballet me problemin e mungesës së pilotëve dhe për këtë arsye janë anuluar shumë fluturime.
Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë anuluar 27 fluturime, e priten anulime tjera edhe gjatë ditëve në vijim.
Zëdhënësi i kompanisë, Peter Hedell, tha se një numër i madh i pilotëve kanë marrë pushim mjekësor. Për shkak të anulimeve të shumta, ka pasur edhe protesta të udhëtarëve.
Hedell tha se anulimet nuk kanë prekur fluturimet përtej Oqeanit, si dhe fluturimet më të gjata, por vetëm ato në destinacione më të shkurtra.
Sipas fjalëve të tij, problemi me pilotë do të tejkalohet së shpejti, por shtoi se edhe gjatë kësaj javë mund të llogaritet me anulim të fluturimeve.
Siç është paralajmëruar, AUA do të angazhojë aeroplanë dhe ekuipazhe të avio-kompanive tjera, si dhe pilotë, të cilët veprojnë në strukturat udhëheqëse të kompanisë.
Sindikata e pilotëve ka theksuar se kërkesat e shtuara për pushim mjekësor nuk janë një aksion i qëllimshëm i pilotëve dhe shtoi se ka kohë që pilotët janë ankuar për mungesë të personelit./21Media