Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, por edhe vende të tjera të rajonit janë përfshirë nga temperaturat e larta këtë verë, ashtu si edhe vendet e tjera në rajone të ndryshme të botës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kështu temperatura maksimale në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për datën 21 korrik sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, shënon 40 gradë celsius. Ndërkohë sipas të dhënave të këtij shërbimi temperatura më e lartë në vend për ditën e martë, shënohet në qytetin e Elbasanit, 42 gradë celsius.
Ndërkohë edhe nesër, më datë 22 korrik, parashikohen temperatura të nxehta pothuajse në të gjithë vendin. Kështu në Tiranë temperatura maksimale është parashikuar të jetë 39 gradë celsius.
Ndërkohë në zonat bregdetare, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat bregdetare në Shqipëri temperaturat minimale zbresin deri në 25 gradë celsius, ndërsa ato maksimale janë deri në 38 gradë celsius. Në vendet e ulëta temperaturat minimale deri në 24 gradë celsius, ndërsa ato maksimale janë deri në 40 gradë celsius.
Era fyen e lehtë, në bregdet deri 15 kilometra në orë nga veriperëndimi, ndërsa qytetarët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të shmangur temperatura larta, si në bregdet, në parqet kombëtare të qyteteve apo edhe nëpër pishina private.
Vala e të nxehtit tropikal që ka përfshirë Kosovën, sikurse edhe Ballkanin dhe mbarë Evropën, ka shkaktuar ngritjen e temperaturave deri në 40 gradë celsius, sa është matur të shtunën më 18 korrik, në Prizren.
Masat e ngrohta të ajrit që kanë ardhur nga veriu i Kontinentit nga fillimi i javës së kaluar, kanë kulmuar me temperatura ekstreme të shtunën dhe të dielën, me temperatura deri në 40 gradë celsius, ndërsa dje dhe sot, përkundër një rënie të lehtë, vazhdojnë të mbeten tejet të larta, me ato minimale prej 21-23 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës po lëvizin nga 33-37 gradë Celsius.
