Balotelli drejt Sampdorias

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sampdoria planifikon të krijojë një sulm të rrezikshëm me dyshen, Antonio Cassano dhe Mario Balotelli.
Blucerchiati tashmë kanë konfirmuar se janë në bisedime me Cassanon, i cili është lojtar i lirë që prej largimit nga Parma e falimentuar.
Sipas gazetës Star on Sunday, sulmuesi i Liverpoolit është shënjestra e radhës për presidentin Massimo Ferrero.
SuperMario ka zhgënjyer në Anfield qëkur u transferua nga Milani një vit më parë dhe tash pritet largimi i tij.
Sampdoria planifikon huazimin e Balotellit, i cili është lënë jashtë përfaqësueses nga përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, ashtu që dëshiron të rikthejë formën e tij në një skuadër ku mund të luajë më shumë.
Problemi qëndron te paga e lartë e 24-vjeçarit, i cili te Liverpooli përfiton gjashtë milionë euro në vit.