BE diskuton për sistemimin e 120.000 refugjatëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth sistemimit të 120 mijë azilkërkuesve, që kanë arritur së fundi në Evropë. Një grup i shteteve të Evropës qendrore i kundërshton thirrjet për 22 vende anëtare të BE-së që të pranojnë kuota të detyrueshme. Hungaria, e cila është kundërshtarja më e fuqishme, ka thënë se kufijtë e Evropës janë në rrezik. Hungaria i ka dhënë ushtrisë së saj kompetenca shtesë për t’u marrë me refugjatët, duke i lejuar përdorimin e plumbave të gomës dhe të gazit lotsjellës./21Media