Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian janë të indinjuar për shkak të sulmeve terroriste në Tunizi, Kuvajt dhe në Francë duke premtuar se Evropa do të luftojë së bashku kundër tyre.
Këto sulme tregojnë se të gjithë janë në cak, arabët, evropianët, myslimanë dhe jo myslimanë u ka thënë gazetarëve përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogherini në fund të samitit të sotëm të liderëve evropianë që po mbahet në Bruksel.
Ajo ka thënë se sulmet në të njëjtën kohë në tri shtete dhe në dy kontinente, terroristët kanë arritur efektin e kundërt nga ajo që pritet.
Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk duke iu drejtuar gazetarëve gjatë samitit po ashtu ka dënuar sulmet dhe ka ngushëlluar të afërmit e viktimave.
Personat të armatosur kanë vrarë së paku 27 njerëz dhe shumë persona kanë plagosur në sulmin në plazhin dhe në hotelin “Imperial Merhaba” në Qendrën turistike Soos në Tunizi.
Një person është vrarë, ndërsa dy janë plagosur në një sulm terrorist në një fabrikë gazi në Francë.
Së paku 16 persona kanë vdekur në sulmin vetëvrasës sot në një xhami në Kuvajt, transmetojnë agjencitë e huaja.
