Ish-futbollisti, David Beckham, i ka dhuruar një familjeje në Kaliforni 100 mijë dollarë, gjatë një emisioni “Knock Knock Live” të Ryan Seacrest. Famija Gonzales është shprehur se është me fat që ka trokitur Beckham, pasi iu dhuroi një jetë më të mirë.
40-vjeçari është shprehur se “ti japësh një çek të tillë një familje të tillë e kupton se sa shumë rëndësi ka kjo për ata. Mund ta shihni që i ka ndryshuar tërësisht jetën”.
“Knock Knock Live”, është emisioni që ndihmon familjet në nevojë duke iu ofruar ndihma të ndryshme. Këtë herë ka trokitur pikurisht David Beckham, për të parë nga afër reagimin e personave që marrin një dhuratë me vlerë.
