Bëhu mjek i vetvetes

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Depresioni duhet ta luftoni vetëm, me një zemër të qëndrueshme dhe me një mendje të vendosur, sepse depresioni është duke shkaktuar probleme të mëdha në jetet tona, si dhe është një hap drejt sëmundjeve të rënda mendore.
Ja disa udhëzime se si  duhet të veproni i vetëm me depresionin:
Mos mendo shumë: Bota moderne është shumë dinamike, dhe nëse ju nuk mund të jeni në rrjedha të ngjarjeve, mos mendoni shumë për këtë. Thelbi i çështjes është që ju të bëni atë që juve ju duket e përshtatshme për ta bërë dhe që është e drejtë për ju. Të jetosh jetën në kushtet e juaja, do të jetë gjëja më e lehtë, kështu që nuk do t’i kushtoni vëmendje për atë që njerëzit tregojnë apo mendojnë për ju.
Harrojeni se bota është e shtrembër dhe e padrejtë: Shpesh mendohet se është bota ajo që ka vendosur për ne, dhe paaftësia jonë që të ndjekim ëndërrat tona na shpie drejtë depresionit. Ju nuk mund të bleni një telefon nga seria e fundit e markës Apple, rroba të shtrejta, kërkimi i djemëve të përsosur nga femrat dhe një listë e gjatë e cila vazhdon..
Jini i lumtur: Çelësi për të fituar në luftë me depresionin sigurisht se është lumturia, mirëpo lumturia nuk gjendet, ju duhet të mendoni vet për të. E vetmja mënyrë që mund të ju shpie drejt lumturisë është që ju të hidhni prapa krahëve gjithë energjinë negative.Pra, shkoni larg në një vend që ju gjithmonë keni dashur  ta  vizitoni i vetëm, dhe do të takoheni me njerëz të rinj, hani ushqim të ri, shikoni gjëra të reja, dhe të jetoni sikur kjo të jetë dita e fundit në tokë. Vetëm atëherë do të kuptoni se jeta është e çmuar dhe se e vlenë ta jetosh i lumtur.
Ndjeni shpirtërisht: Kjo do të ju mësojë të jeni afër universit dhe të ndjeni energjitë e saj.Mirësia praktike, falja dhe hedhja jashtë e gjithë urrejtjes mund të jetë një formë e mirë. Të jesh i mirë me njerëzit, të buzëqeshni së bashku me ta, tregonju atyre se jeni mirënjohës për shërbimet e tyre.
Depresioni ka shkaktuar që shumë njerëz të vuajnë, e edhe të vrasin veten. Më kot jetës i duhet të vazhdojë pa ju. Prandaj mos e lejo këtë.