Futbollisti gjerman Jerome Boateng e ka vlerësuar argjentinasin Lionel Messi si lojtarin më të mirë në botën e futbollit.
“Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë”, tha Boateng, i cili më pas tregoi se ka qeshur më vetveten kur kishte rrëshqitur në përballje me Messin në ndeshjen e Champion League.
Siç dihet Messi e ka fituar katër herë “Topin e Artë”, dhe gjasat janë të mëdha që edhe sivjet ta fitojë. Ai e udhëhoqi Barcelonën drejtë fitimit te tripletës.
