Bobbi Kristina Brown do të transferohet për në shtëpi, për të kaluar ditët e fundit të jetës me familjen e saj.
Vajza e të ndjerës, Whitney Houston nuk ka treguar asnjë shenjë përmirësimi që kur u gjet pa ndjenja në vaskë, 4 muaj më parë.Ajo është zhvendosur nga spitali, megjithatë ajo vijon të mbahet në jetë nëpërmjet aparaturave në një qendër rehabilitimi.
Sipas mediave amerikane, Bobbi shumë shpejt do të transferohet në banesën e saj, në mënyrë që ditët e fundit të jetës, t’i kalojë e rrethuar nga familjarët, duke shuar kështu njëherë e përgjithmonë shpresat për një rikuperim të mundshëm.
