Britanikëve u është thënë që ta lëshojnë Tunizinë menjëherë, ka paralajmëruar zyra për marrëdhëniet me jashtë e Anglisë.
E gjithë ky paralajmërim ka ardhur pas një sulmi terrorist që ka ndodhur në këtë shtet të Afrikës, përgjegjësinë për të cilin sulm e ka marrë i ashtuquajturi “Shteti Islamik” (IS), nga i cili mbetën të vdekur 38 turistë në qytetin turistik Sousse.
30 prej viktimave kanë qenë shtetas britanik, 3 prej tyre nga Irlanda dhe të tjerët ishin nga Gjermania, Belgjika, Rusia dhe Portugalia, raporton Dailystar.
Sekretari i Jashtëm Philip Hammond ka thënë se ky vend rrezikohet për të tjera sulme terroriste, andaj shtetasit britanik duhet të largohen që aty.
“Investigimet në Tunizi gjegjësisht ato prapa sulmeve në Sousse dhe muzeun Bardo na kanë lënë të kuptojmë që mund të ketë sulme të tjera në këtë vend, andaj shtetasit britanik duhet të largohen sa më shpejtë” ka thënë Hammond.
Qeveria ka paralajmëruar po ashtu se edhe turistët që vendosin të vizitojnë Spanjën, janë të rrezikuar nga sulmet terroriste.
Zyrat e jashtme të Anglisë kanë kërkuar nga qytetarët të cilët kanë rezervuar pushimet e tyre, të kontaktojnë më kompanitë me të cilët janë marrë vesh në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë dhe alternativat tjera, teksa kanë paralajmëruar për rreziqe të mëtutjeshme nëse udhëtohet në këto vende.
