Bytyqët rrihen për autolarje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia në Prizren bën të ditur se dje rreth orës 14:20 minuta, në rrugën “Ismail Kryeziu” ka ndodhur një sulm fizik ndaj një viktime nga dy të dyshuar. Viktima dhe të dyshuarit mbajnë mbiemrin e njëjtë, Bytyqi.
Nga ky sulm sipas raporteve mjekësore, viktima ka pësuar lëndim të rëndë trupor. Zëdhënësi i Policisë për Prizren Hazir Berisha bën të ditur se hetuesit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, thuhet se sherri ka plasur për shkak të menaxhimit ose mosmarrëveshjeve për një autolarje.
Pasi të njëjtit janë recidivist të veprave penale, prokurori i shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.