Cameron: Do ta shkatërrojmë DAESH-in në Siri dhe Irak

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas sulmit të djeshëm në një treg të Irakut, ku mbetën të vrarë të paktën 120 persona, përgjegjësinë e së cilës e morri DAESH, Cameron deklaroi se do të “shkatërrojnë DAESH-in në të dy vendet”.
Kryeministri britanik, David Cameron sot premtoi se do të ndërmerret një ofensivë mbi pozicionet e organizatës terroriste DAESH në Siri dhe Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmit të djeshëm në një treg të Irakut, ku mbetën të vrarë të paktën 120 persona, përgjegjësinë e së cilës e morri DAESH, Cameron deklaroi se do të “shkatërrojnë DAESH-in në të dy vendet”.
“DAESH është një organizatë terroriste që pretendon se përfaqëson Islamin, por në fakt vetëm përdor shenjat fetare në zbatimin e mizorive barbare të tilla si ekzekutimet, kryqëzimin, vrasjen e fëmijëve, shitjen e grave si skllevër dhe përdhunimin”, theksohet në faqen e internetit të qeverisë britanike.
Kryeministri britanik në disa raste në mënyrë eksplicite theksoi se do të luftohet kundër kërcënimeve që terroristët ia paraqesin vendit të tij, por këtë herë ai shkoi edhe më tej, duke thënë se britanikët do të sigurojnë më shumë se mbështetje logjistike të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH, duke iu referuar pilotëve që marrin pjesë në avionët luftarakë amerikanë në sulmet ajrore.
“Dua të shtojmë përpjekjet dhe të bëjmë më shumë, të përgjigjemi me kapacitet të plotë,” tha Cameron.
Në 24 orët e ardhshme pritet paraqitja publike e Kryeministrit, në të cilën ai do të njoftojë planin pesë-vjeçar për shkatërrimin e kësaj organizate dhe të paralajmërojë muslimanët e rinj të cilët mendojnë për t’u bashkuar me DAESH, se do të ekspozohen para një rreziku të madh.
Pritet që vendimi i tij të shkaktoj pakënaqësi në Parlament, i cili votoi kundër pjesëmarrjes ushtarake të forcave britanike në Siri.