Arsenen Wenger medoemos kërkon transferimin e mesfushorit defanziv të Sporting, William Carvalho. Pasi iu refuzua oferta e parë rreth 25 milionë euro, tani ‘Topçinjët’ do ofrojnë afro 40 milionë euro për shërbimet e portugezit. Kështu drejtuesit e Arsenal janë gati të përmbushin të gjitha kushtet që i kërkon 23-vjeçari, vetëm e vetëm të vijë në Emirates. Carvalho më herë ishte në negociata me Manchester United.
