Autoritetet hetimore në Maqedoni kanë paralajmëruar për në shtator fillimin e procesit gjyqësor për rastin e Kumanovës.
Deri tani është grumbulluar një pjesë e dëshmive nga një prokuror përgjegjës për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në zbardhjen e deritanishme të ngjarjes së 9 majit e cila ndodhi në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Por nuk jepen detaje nga hetimet dhe dëshmitë.
“Prokuroria ka përfunduar edhe procedurën për identifikimin e të dyshuarve të cilën e ka realizuar nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtarë. Nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare juridike ka filluar edhe procedura për ekstradimin e personave të dyshuar, si dhe procedurën për grumbullimin e dëshmive në lëndën.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Portali Shenja.
Ata thotë se në vazhdimësi po ndërmarrin veprime dhe masa me qëllim vërtetimit të fakteve në lëndët dhe të përgjegjësisë penale të kryerësve.
Për momentin po dëgjohen dëshmitarë dhe të dyshuarit në lëndën.
Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.
30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë.
Në këtë rast janë ngritur padi ndaj 33 personave, shumica prej të cilëve janë në paraburgim në burgjet e Shkupit, Manastirit dhe Prilepit.
