Sipas një artikulli të revistës “Forbes” personazhi publik femër më e paguar e vitit është klasifikuar Katy Perry. Ajo ka lënë pas Taylor Swift, e cila renditet në vendin e dytë.
Këngëtarja 30-vjeçare ka fituar rreth 135 milionë dollarë në 12 muajt e shkuar. “Jam krenare për pozicionin tim si drejtuese e një kompanie”, ka thënë Perry, për sa i përket parave të bëra këtë vit.
Shuma e parave prej 135 milionë dollarë, jo vetëm e bën atë një nga femrat më të paguara të vitit, por gjithashtu ajo renditet e treta në listën e personazheve publikë më të paguar në botë gjatë këtij viti.
Ditët e fundit të këtij muaji, këngëtarja 30-vjeçare është bërë edhe fytyra e re e firmës së modës “Moschino”.
Vendi i dytë shkoi për Taylor Swift me një shumë prej 80 milionë dollarë, e cila vitet e fundit renditej e para.
Ndërsa vendi i tretë shkon për aktoren komediane Ellen DeGeneres me 75 milionë dollarë, ndërsa vendi i katërt Beyonce me 54.5 milionë dollarë.
