Fabio Coentrao i ka ditët e numëruara në Real Madrid.
“Los Blancos” janë duke konsideruar shitjen e mbrojtësit portugez, për shkak të lëndimeve të shpeshta të tij në periudhën e fundit.
E përditshmja sportive madrilene “Marca”, po ashtu ka bërë të ditur se klubi nga Santiago Bernabeu është i interesuar që në vend të tij të sjellë mbrojtësin e krahut të Wolfsburgut, Ricardo Rodrigurz.
Klubi nga Bundesliga kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.
