Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së. Kështu deklaroi ministri i integrimeve evropiane Bekim Çollaku në takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marizë Davie. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, me ç’rast ambasadorja franceze rikonfirmoi qëndrimin përkrahës të shtetit të saj në këtë drejtim.
