Është krijuar së fundmi një video lojë për kompjuterë për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Në fakt, “Ronaldo & Hugo: Superstar Skaters” duket më shumë se një lojë për yllin e Real Madridit. Ajo duket edhe si një mesazh i koduar për njerëzit.
Loja ka të bëjë me shmangien e paparacëve në rrugët e Las Vegasit, gjëja që Ronaldo urren më shumë në jetën e tij. Ronaldo shpreson që kjo lojë të ketë shumë sukses.
