Debat i ashpër për Gjykatën Speciale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Prishtinë, është duke u zhvilluar një debat I ashpër për ndryshimet kushtetuesë të cilat hapin rrugën e krijimit të Gjykatës Speciale, kërkesë kjo e Komunitetit Ndërkombëtar. Deputetët janë ndarë në dy grupe. Përfaqësues të shumicës parlamentare që përbëhen nga dy parti më të mëdha, partia e ish kryeministrit Hashim Thaci dhe e kryeministrit aktual Isa Mustafa, janë shprehur pro krijimit të kësaj Gjykate, ndërkohë që deputetë të opozitës, janë shprehur të vendosur kundër. Në arsyetimin e këtyre të fundit thuhet se me këtë Gjykatë, shkatërrohet sistemi gjyqësor i Kosovës, me këtë edhe sovraniteti i vendit.
Derisa po debatohet në Kuvend, për këtë temë të nxehë, disa qindra kundërshtarë të kësaj Gjykate, kryesisht veteranë të UCK-së, po protestojnë përpara Kuvendit, ndërkohë që vërehen forca të jashtzakonshme të policisë në ambientët përreth ndërtesës së Kuvendit./21 Media/