Deputet e Kuvendit të Kosovës gjatë diskutimeve të tyre patën mospajtime lidhur më mbajtjen e interpelancës për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Gjatë debatit nga disa deputetë u kërkua që interpelanca të shtyhet për në orën dy për shkak të mungesës së ministrit të jashtëm Hashim Thaçit, ndërkohë disa deputet tjerë insistuan që interpelanca të fillojë edhe pa prezencen e Thaçit, sepse kjo përbën shkelje të rregullores së Kuvendit. Kështu u zhvillua një debat para interpelancës.
Donika Kada Bujupi e Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, ka deklaruar se interpelanca duhet të filloi tani për shkak se zëvendëskryeministri nuk mund të shtyjë interpelancën, pasi që rregullorja e Kuvendit thotë se interpelanca mund të shtyhet vetëm nga parashtruesi i kërkesës së interpelancës.
Ndërkohë, Arben Gashi i LDK-së, tha se interpelanca nuk ka arsye të mbahet pa zëvendëskryeministrin sepse do të ishte monolog. Megjithatë, Kadri Veseli me kërkesën e parashtruesit të kërkesës filloi interpelancën për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke paraqitur mocionin e interpelancës për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, tha se kjo gjë nuk kemi të bëjë asgjë për vota, siç është thënë nga qeveritarët. Haradinaj tha se Kosova dhe Mali i zi i kanë pasur kufijtë e vet të demarkuar në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shënuar. Haradinaj iu ka drejtuar PDK-së duke iu thënë se kanë udhëhequr me Qeverinë prej vitit 2008 dhe nuk e kanë korrigjuar këtë pjesë, prandaj ta bëjnë tash.
Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti ka deklaruar se puna e demarkacionit nuk është punë e një qeverie, ministri por është shumë më i madh dhe se Kosova do të jetë e detyruar që të jetë e gatshme që t’i shënjojë të gjithë kufijtë me shtetet fqinje. Ai tha se do të duhej të ishte Thaçi meqë është interpelancë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, tha se është e pakuptimtë që të mbajnë interpelancë pa qenë ministri Thaçi i pranishëm.
Edhe kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri tha se nuk ka logjikë që të mbahet interpelanca pa qenë i pranishëm ministri Thaçi, sepse të gjitha shqetësimet që deputetët i ngrisin duhet të marrin përgjigje nga kryediplomati kosovarë.
Në fund të debatit u vendos që të shtyhet interpelanca rreth demarkacionit me Malin e Zi për në orën 14:00, me kërkesë të Hashim Thaçi i cili ndodhet në udhëtim jashtë vendit. /21MEDIA
