Dempsej: OKB ka nevojë për forca për reagim të shpejtë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nevojë për forca për reagim të shpejtë dhe sasi të konsiderueshme të armatimit, ka deklaruar shefi i shtatmadhori së ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej.
Kjo është e domosdoshme, në mënyrë që Organizata e Kombeve të Bashkuara të jetë në gjendje të reagojë ndaj shkeljes së rendit dhe ligjit dhe në situata të jashtëzakonshme në pjesët e ndryshme të botës tha Dempsej.
Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ka ushtrinë e saj, ndërsa Dempsej bëri thirrje për formimin e forcave për reagim të shpejtë dhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të trajnuar të forcave policore dhe ushtarake.
Ai gjithashtu i bëri apel qeverive që OKB-së ti sigurojnë pajisje më të sofistikuara ushtarake, ngase në të kundërtën rrezikohet dështimi i misioneve aktuale dhe të ardhshme paqësore.
Dempsej, i cili më 1 tetor largohet nga funksioni i kryesuesit të ushtrisë amerikane, pas katër viteve në këtë funksion, nënvizoi se sfidat e sotme të sigurisë tejkalojnë kufijtë e gjeografisë, politikës, ekonomisë dhe ideologjisë dhe se për këtë arsye është vështirë të neutralizohen./21Media