Ekstremisti britanik me flokë të kuqe i cili kishte planifikuar në helmimin dhe vrasjen e princit Charls, është dënuar për përgatitje të sulmit terrorist.
I dënuari Mark Kolborn ( 37 ) shkroi në ditarin e tij se ai planifikon për të vrarë trashëgimtarin e fronit britanik me pushkë automatike, duke renditur veten me vrasësin norvegjez Anders Breivik.
Sipas të dhënave nga ditari i tij ekzistojnë edhe plane edhe për sulme me cianid ndaj jo arianëve pasi që kishte mbledhur kemikalje dhe ka mbajtur libra rreth helmeve.
I dënuari Kolborn ka thënë gjatë procesit, në mbrojtjen e tij se shkrimet e tij kanë qenë “minj të zemëruar” të cilat i ka bërë kur ka ndalur të marrë barna për depresion.
Ai është arrestuar në qershor të vitit 2014, ndërkaq juria gjatë gjykimit të parë nuk ka mundur të shpallë vendim, ku dje në Londër në gjykim të përsëritur e kanë dënuar atë për përgatitje të sulmeve terroriste.
