Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur si shqetësim gjendjen në sektorin shëndetësor, duke thënë se mit-marrja është fenomen më shumë i përhapur si në spitale rajonale por edhe në QKUK-së, ku sipas tyre bëhet pazare si në treg të plaçkave me qytetarëve. Korrupsionin në QKUK e pranoi edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
I pari që filloi debatin ishte deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i cili tha se ministri Rrahmani po flet mjaftë mirë, por se kur po vjen puna tek rezultatet po bënë aq sa kanë bërë ish- ministrat Alush Gashi dhe Ferid Agani.
Pas tij u deklaruar ministri Rrahmani, i cili tha se këto deklarate dhe denoncime të paargumentuar për shëndetësinë vetëm e shtojnë mundësinë e krijimit të përcepsionit edhe më të fortë se në shëndetësi është çdo gjë keq. Ai ka kërkuar nga qytetarët që në raste kur dinë për korrupsion të lajmërojnë dhe se ai si ministër është garantë që e drejtat e tyre për marrjen e shërbimit shëndetësor të realizohet.
“Pajtohem që ka korrupsion ashtu si çdo gjë keq. Pajtohem që ka korrupsion ashtu siç flitet në gjithë shoqërinë kosovare, tjerat të cilat kanë dalë nga disa studime që sot dëshiroj t’i citoj sepse janë aq të mira dhe aq demantuese në raport me atë çka përflitet sa qëndoshta nganjëherë edhe nuk mund t’u besohet. Unë do t’i lusja të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore që të jenë këmbëngulës në kërkimin e të drejtës së tyre për marrjen e shërbimit shëndetësor dhe se gjithkund ku hasin në pengesa joligjore dhe në kërkesën për dhënien e pares ose për mito të paraqesin raste të argumentuara”, tha Rrahmani.
Kurse, nënkryetari Xhavit Haliti kërkoi nga ministri Rrahamani që pas aksidentit që ka pësuar basketbollisti Edis Kuraja e mos trajtimit të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dikush të jap përgjegjësi.
Lidhur me argumentet për keqpërdorime të kërkuar nga ministri Rrahmani, reagoj deputeti nga radhët e Nismës Enver Hoti, i cili këshilloj Rrahmanin që të bëjë një vizitë në oborrin e QKUK-së për të parë gjendjen e shëndetësisë.
Ndërsa replikat për fjalën e ministrit Rrahmani nga radhët e deputetëve nuk munguan. Deputetja e Vetëvendosjes Besa Baftija, tha se furnizimi me barna nuk është duke u bërë siç duhet.
Edhe kolegu i saj nga Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi thaajo çka thotë ministri dhe realiteti janë krejtësisht të ndryshme.
E debati për këtë sektor nuk i pëlqeu shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i cili tha se me këto diskutime nuk po respektoh et rregullorja e kuvendit.
Ndërsa krejt në fund u deklarua edhe njëherë ministri Imet Rrahmani, i cili tha se mungesa për një ditë ose dy, si dhe prishja e ndonjë aparature apo llambe nuk është çështje që duhet të trajtohen në këso nivelesh.
Rahmani shtoi se edhe në këtë vit nuk do të ketë sigurime shëndetësore.

