Unioni i Bankave të Greqisë ka njoftuar se bankat do të jenë të mbyllura deri më 13 korrik.
Edhe pse unioni kishe njoftuar më parë se bankat do të hapeshin ditën e sotme, në një deklaratë mbrëmjen e djeshme e zgjatë këtë afat deri më 13 korrik. Unioni gjithashtu ka njoftuar se limiti ditor i tërheqjes në Makineritë ATM (bankomat) do të vazhdojë të jetë 60 euro, ndërsa të pa-punët dhe pensionistët do të mund të tërheqin 120 euro shtesë. Ky vendim nuk përfshin ata që kanë dalë në pension nga fondet e pensioneve të huaja.
Pas vendimit për mbështetje të Bankës Qendrore Evropiane për likuiditetin emergjent ndaj bankave greke për të mbajtur nivelin aktual duke aplikuar kontrolle të kapitalit kishte njoftuar se bankat greke do të qëndronin të mbyllura deri më 7 korrik.
