​Dëshmitarja : Serbët ma kanë prerë veshin!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Myrvete Hoxha, dëshmitare në gjykimin kundër liderit serb Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë ka rrëfyer për përjetimet që ajo ka pasur natën e 14 janarit të vitit 2000 derisa ishte në banesën e saj që në atë kohë gjendej në veri të Mitrovicës.
Sipas saj natën kritike gjendej në banesë së bashku me nënën dhe dy fëmijët. Hoxha ka rrëfyer se rreth orës 17 rreth 30 serbë kanë ardhur nga ura e Ibrit dhe kanë hyrë në ndërtesë duke thyer derën e banesës.
Ajo ka treguar para Trupit Gjykues se personat serbë e kanë nxjerrë dhunshëm jashtë duke e rrahur dhe duke ia prerë veshin me thikë.
Myrvete Hoxha tha se edhe nëna e saj në atë kohë ka pësuar më shumë lëndime sepse përveç rrahjes asaj ia kanë thyer edhe dy duart.
Dëshmitarja ka sqaruar se ishte KFOR-i francez ai që i kishte evakuuar nga ndërtesa.
Por as Myrvete Hoxha nuk i ka parë natën që ka ndodhur ngjarja të akuzuarit Oliver Ivanoviq dhe tjerët të cilët po akuzohen për krime lufte.
Nesër do të dëshmojë dëshmitari i fundit i prokurorisë ndërsa pjesa tjetër e seancës do të mbahet e mbyllur ku pritet të diskutohet për masat e sigurisë pà «r të akuzuarit.
Oliver Ivanoviq dhe katër serbë nga Mitrovica akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë prillit 1999 dhe vitit 2000./kp/