Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo beson se bashkëkombësi dhe bashkëlojtari i tij te gjiganti nga Old Trafford, Angel Di Maria është lojtari më i talentuar i United dhe më i miri në botë.
Argjentinasi u transferua në verën e vitit të shkuar te gjiganti anglez për plotë 59 milionë funte, mirëpo nuk ka arritur të rigjejë formën të cilën e kishte te ish-klubi i tij, Real Madrid.
“Për mua, lojtari më i talentuar te Manchester United është Angel”, deklaroi Rojo për Goal.
“Ka lojtarë të mëdhenj në klub, por për mua Angel është më i miri në ekip dhe në botë”.
“Ai ishte një vit i vështirë për të. Ai kishte disa probleme me përshtatjen, por kjo është normale. Çdo lojtar që vjen në një vend të ri dhe një kampionat tjetër duhet të përshtatet me dallimet dhe kjo është ajo që i ndodhi atij. Por, unë jam i sigurt se ai vërtetë do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm”.
