Diskutohet Projektligji për Letërnjoftim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt, në të cilën ka diskutuar lidhur me Projektligjin për letërnjoftim.
Anëtarët e Komisionit nuk ishin të vetmit që diskutuan lidhur me ndryshimet në këtë ligj, pasi që të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga shoqëria civile.
Sipas administratës së Kuvendit, ndryshimet që po diskutohen më shumë janë të karakterit teknik, e që nuk kanë të bëjnë me substancën e projektligjit.
Diskutimet lidhur me këto ndryshime u zhvilluan pa praninë e medias.