Miliarderi dhe kandidati për të emeruarin e republikanëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, sërish ishte protagonisti kryesor i një sulmi, të cilin e ndërmori kundër një rivali të tij republikan. Ai me këtë rast bëri publik numrin e telefonit të rivalit të tij.
Kur senatori Lindzej Grehem e cilësoi Trampin si budallanë më të madh në botë, Tramp gjatë një interviste televizive lexoi numrin e telefonit të Grehemit dhe ja tregoi atë kamerave. Grehem reagoi me shaka, duke thënë se tani është i detyruar të blejë një telefon të ri.
Tramp tani është në konflikt me pjesën më të madhe të kandidatëve republikanë, pas një varg komentesh ndezëse dhe komentin e fundit të tillë e bëri gjatë fundjavës, kur përqeshi përvojën e senatorit Xhon Mek Kejn si rob i luftës në Vietnam./21 Media/
