Drenas: Ish-policin e plagosin për kontest pronësor

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një person është plagosur sot në Drenas, dhe Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur derisa po ekzekutohej një procedurë përmbaruese.
 I përfshirë në këtë rast ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e Policisë ishte edhe ish-polici Fadil Shishani, i cili ka mbetur i plagosur.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ngjarja është lajmëruar në orën 14 e 7 minuta në polici, dhe se Policia me të marrë këtë lajm ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar arsyet e kësaj plagosje.
Sipas tij, lajmërimi nëpër portalet në vend se qytetari i plagosur Fadil Shishani është pjesëtar i Policisë së Kosovës, nuk qëndron, pasi ai kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita në këtë institucion. Sipas Borovcit policia është duke punuar me intensitet të lartë për të kuptuar rrethanat e kësaj situate.
Ndërkohë siç është raportuar në medie, Shishani pasi që kishte uzurpuar një banesë, policia kishte dalë për ta larguar atë, dhe ky i fundit kishte shtënë me armë në drejtim të ish kolegëve të tij, të cilët kanë reaguar duke e plagosur atë.
Siç raportohet Shishani është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, dhe se ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.