Mbrëmë rreth ores 21:30 në fshatin Samadraxhe të Suharekes raportohet për një aksident trafiku në mes veturës VW Jeta me targa lokale i cili duke u kyçur nga rruga dytësore në rrugën kryesore nga pakujdesia godet veturën VW Golf me targa lokale me vozitës mashkull K-Shqiptar.
Njoftohet se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktimat, katër femra dhe një mashkull te cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Prizren.
Po të njejtën ditë raportohet se në fshatin Reshtan të Suharekës i dyshuari mashkull duke lëvizur me automjetin e tij Kamionetë VW me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin Furgon Peugeot me targa lokale.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj të cilët kanë pranuar tretman mjekësor ne QKMF Suharekë dhe me pas janë liruar ne shtëpi./21 Media/
