Edhe buzët tregojnë për shëndetin tuaj!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Edhe buzët mund t’ju japin informacion për shëndetin tuaj prandaj mjekët këshillojnë se duhet t’ju kushtoni vëmendje gjendjes së tyre.
Zbehje buzësh: mungesa e ekspozimit ndaj diellit mund të shkaktojë buzë të zbehta. Mund ta përdorni këtë edhe si një justifikim për të bërë një shëtitje në diell. Nëse shikoni zbehje të pjesëve të tjera të trupit duhet të vizitoheni tek mjeku për të parë nëse vuani nga anemia.
Ënjtje buzësh: buzët e fryra mund të vijnë si pasojë e një reaksioni alergjik- thotë Dr. Timonti Keis. Nëse keni gjuhë të ënjtur apo djegie buzësh kërkoni menjëherë ndihmë pasi mund të jeni duke vuajtuar pasojat e ndonjë alergjie nga diçka që keni ngrënë.
Buzë të kuqe: nëse vini re se buzët tuaja janë më të kuqe se zakonisht do të thotë se jeni alergjik ndaj diçkaje që mund të keni konsumuar së fundmi si: pasta e dhëmbëve apo ndonjë firmë buzëkuqi. Ndaloni përdormin e çdo produkti për të cilin keni dyshime se është burimi i alergjisë.
Nëse keni herpes në buzë: jeni prekur nga virusi herpes. Mundohuni të shmangni rrezet e diellit dhe të përdorni medikamentet përkatëse.