Muaji maj ka vendosur një rekord të ri, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane.
Kështu në këtë muaj janë 4.922 kërkesa për azil nga Shqipëria.
Në muajin prill, që u cilësua se ishte muaji më i rëndë i eksodit, ishin 4.794 shqiptarë që kërkuan azil.
Në total janë rreth 26 mijë kërkesa për azil në Gjermani në muajin maj, dyfishi i një viti më parë dhe vetëm 1.000 më pak se në prill.
Në krye këtë herë janë vendosur sirianët, që kanë zhvendosur shqiptarët, duke bërë 5.100 kërkesa për azil.
