Emërtohen 300 rrugë të Gjilanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit në përbërje të subjekteve politike, Shoqërisë Civile, individë profesionistë të lëmive të ndryshme si historian, gjeograf, artistë etj, është duke punuar në emërtimin e rrugëve, shesheve dhe bulevardeve, ku deri më tani janë mbajtur mbi 20 takime të këtij komisioni.
Kryetarin e Komunës së Gjilanit sot komisioni e ka informuar për punën e bërë deri më tani dhe ka marrë mbështetjen e fuqishme të kryetarit Haziri, i cili ka thënë se është i gatshëm që këtë projekt ta shtyjë sa më shumë që të përfundon sipas planifikimit dhe si qytet të kemi të gjitha
rrugët e emërtuara.
haziri
Me këtë rast Fehmi Agushi kryetar i komisionit, ka thënë se janë duke punuar që nga muaji shkurt i këtij viti dhe është kërkuar që të bëhet emërtimi i 950 rrugëve, ndërsa 20% duhet të propozoj si emërtime rezervë që do të arrij numri në 1200 rrugë të emërtuara.