Emoji në vend të fjalëkalimeve!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

A i harroni shpesh fjalëkalimet? E keni menduar ndonjëherë se mund të përdorni emoji në vend të fjalëkalimit?
Një kompani britanike ka sjellë si alternativë për të përdorur si kod shenjat emoji. “Intelligent Environments” thotë se shërbimi i Emoji Passcode është më i sigurt, pasi ka më shumë mundësi kombinimi. Aktualisht, ekzistojnë 44 emoji, ndërsa numrat janë nga 0- 10.
Kompania thotë se disa banka kanë shprehur interes në këtë ide. Ekspertët e kujtesës thonë se njerëzit i mbajnë mend më mirë pamjet.
David Ëebber, drejtor menaxhimi i “Intelligent Environments”, thotë se sistemi është dizenjuar për 15-25-vjeçarët. “Pse dhe shërbimi i financave të mos bëhet argëtues dhe inovativ? Është thjesht një mënyre tjetër për të patur akses”, thotë ai,trasmeton Shekulli.
Ëebber thotë se kompania e tij nuk e ka të patentuar këtë ide. “Nuk mendoj se është e patentueshme. Por mendoj se jemi të parët që kemi menduar për këtë”, ka thënë ai për BBC-në./21Media