Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka mbrojtur Lionel Messin për penalltinë e humbur në ndeshjen ndaj Levantes.
Barcelona shkatërroi Levanten me rezultat 5:1. Hero i ekipit katalunas, si gjithmonë, ishte Lionel Messi i cili realizoi dy gola.
Argjentinasi kishte mundësin që të realizoj edhe nga penalltia, por nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë. Pavarësisht kësaj, Luis Enrique e ka mbrojtur Messin për penalltinë e humbur.
“Fakti që ai e humbi një penallti, nuk e bënë më shumë si njeri. Messi shënoi dy herë dhe asistoi në një tjetër gol. Ai nuk më duket si një njeri mua”, ka thënë trajneri
