Paga mesatare neto për muajin korrik të këtij viti ishte 21.861 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ajo është më e lartë për 2,4 për qind.
Arsyeja e kësaj rritjeje, sic thuhet, qëndron para së gjithash në rritjen e pagës mesatare mujore për punonjësit në sektorët “art, zbavitje dhe rekreacion” për 11 për qind, në “shërbimet tjera” për 9,9 për qind dhe në “xehetari dhe nxjerrje të gurit” për 4,6 për qind.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, paga mesatare mujore bruto për punonjës, për muajin korrik të këtij viti është 32.145 denarë.
Për këtë muaj, pagën nuk e kanë marrë 1,7 për qind të të punësuarve në Maqedoni.
