Eurodeputetja sllovene, njëherësh ish-raportuesja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, Tanja Fajon, ka shprehur keqardhjen për ndalimin e Ramush Haradinajt, në Slloveni.
Ajo përmes një postim në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, është shprehur e lumtur që ngjarja pati një fund të mirë. “Më vjen keq që arrestimi i Haradinajt në Slloveni ka prekur marrëdhënien miqësore tradicionale Kosovë – Slloveni. E lumtur që shoh një fund pozitiv”, ka shkruar Fajon. / 21MEDIA
