Facebook ka bërë disa ndryshime të vogla tek logoja e saj. Ndryshimet janë aq të vogla sa shumë përdorues nuk e kanë vënë re. Logoja e re kombinon sfondin ngjyrë blu të Facebook-ut me shkronja të vogla në ngjyrë të bardhë. Ndryshimi me logon e mëparshme është se tani fonti i shkrimit është më i hollë dhe shkronja “a” ka ndryshuar.
Logoja e re u zbulua për herë të parë nga dizajnuesi i Facebook-ut, Christophe Tauziet, i cili postoi në Twitter logon e re të rrjetit social. Poshtë fotos Tauziet shkroi: “Përshëndeteni logon e re të Facebook-ut”.
Logoja origjinale e Facebook-ut është dizajnuar në vitin 2005, një vit pas lançimit të rrjetit social në Universitetin e Harvardit, dhe u përhap menjëherë në të gjithë botën.

