Fatmir Limaj, deputet I Kuvendit të Kosovës, tha se Komuniteti Ndërkombëtar, po u kërkon deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dicka që nuk mund t’I kërkohet asnjë deputeti në botë. Ata po na kërkojnë që ta vrasim veten. Ai tha se nëse do të votohet Gjykata Speciale sot, kjo do të ketë pasoja të rënda për vendin. Prej sot, nëse kalon kjo Gjykatë, Kosova do të jetë e ndarë, tha Limaj.
Ai u bëri thirrje deputetëve që ta pyesin vetën dhe të mos bëjnë hajgare me vendin. Tha se nëse deputetët e votojnë Gjykatën, Kosova për 20 vjetët e adhshëm, do të jetë Republikë e bananeve, dhe për këtë do ta marrë përgjegjësinë shumica e sotme. Mos na shihni si numra, tha Limaj, por si parti politike që po e kundërshtojnë këtë Gjykatë. Sot ju jeni shumica, tha ai, ndërkaq nesër mund të jemi ne.
Ai ironizoi me kolegët e tij, bashkëpunëtorë të deridjeshëm, Hashim Thacin dhe Kadri Veselin, duke thënë se “I vjen keq që ata, kanë ardhë ne këtë ditë”./21 Media
