FBI:Mbi 200 amerikanë po luftojnë në radhët e IS

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Më shumë se 200 shtetas amerikanë kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë në Siri, për të luftuar në radhët e islamistëve, ka deklaruar shefi i FBI-së, Xhejms Koni.
Ai tha se FBI edhe më tutje po tenton të identifikojë individët, të cilët dëshirojnë ti bashkohen luftëtarëve të huaj, si dhe ekstremistët vendas, të cilët synojnë të ndërmarrin sulme nga brenda.
Koni tha se Shteti Islamik po radikalizon amerikanët, e që sipas tij paraqet brengën më të madhe për FBI-në./ 21 Media